Gratë e pasura shkatërrojnë çantat mijëra dollarëshe
Chanel ndaloi shitjen e produkteve në Rusi
Rusët po vuajnë pasojat e sanksioneve të Perëndimit pas pushtimit të Ukrainës, teksa shumë marka botërore kanë ndaluar shitjen e produkteve të tyre aty.
Marka Chanel është një prej tyre, ndërsa në shenjë proteste gratë e pasura ruse kanë zgjedhur të “shkatërrojnë” çantat e shtrenjta.
Në rrjetet sociale po publikohen gjithmonë e më shumë video, ku vajzat dhe gratë ruse shihen teksa presin me gërshërë dhe shajnë markën e njohur. Ato nuk shprehin asnjë shqetësim për mijëra ukrainas të vdekur dhe të plagosur , apo edhe për trupa ruse që po humbasin jetën në luftime, por vetëm për traumat e tyre të modës të shkaktuara nga pushtimi i Putinit .
Prezantuesja televizive, agjentja e PR dhe aktorja Marina Ermoshkina, 28 vjeç, shprehu zemërim e saj duke e konsideruar markën si “rusofobe” dhe duke shtuar se asnjë gjë nuk vlen më shumë se vendi i saj.
“Asnjë artikull apo markë e vetme nuk ia vlen dashuria ime për atdheun tim dhe respekti për veten time,” tha ajo, duke prerë çantën e saj me gërshërë.

Unë jam kundër rusofobisë dhe jam kundër markave që mbështesin Rusofobinë. Nëse zotërimi i Chanel do të thotë të shes Atdheun tim, atëherë unë nuk kam nevojë për Chanel.”- shtoi ajo.
Shitësi francez i luksit jo vetëm që u tërhoq nga Rusia , por gjithashtu ndaloi shitjet për bashkatdhetarët e pasur të Vladimir Putinit në çdo vend ky Chanel ka dyqane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



