Biznesmeni i madh Shefqet Kastrati blen televizionin e njohur
Pas dominimit në tregun e karburanteve dhe dy koncesioneve të Aeroportit të Tiranës dhe Kukës, përmes të cilave zotëron të gjitha fluturimet ajrore në Shqipëri deri tani, Shefqet Kastrati ka vendosur të hyj edhe në media.
“Kastrati Group” ka blerë pjesën më të madhe të aksioneve të televizionit të ri në treg, Euronews Albania. Sipas të dhënave, Kastrati do të jetë aksioner me 60 % të vlerës së televizionit. Këto aksione i përkisnin biznesmenit shqiptar, Theodhori Çami, i cili e ngriti këtë television me ndihmën e kompanisë Euronews.
Vetë Euronews do të vazhdojë të mbajë 40 % të aksioneve që ka pasur që në nisje të kësaj sipërmarrje mediatike.
Media ishte i vetmi sektor i rëndësishëm ku Kastrati Group nuk kishte pjesë deri tani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



