E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një shqiptar dëshmitar i sulmit në Bruklin: Autori po fliste me vete!
Lajme

Një shqiptar dëshmitar i sulmit në Bruklin: Autori po fliste me vete!

Një shqiptar është dëshmitar i sulmit në Bruklin një ditë më parë. Ai është një shofer metroje dhe tregon si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Për NYpost, ai rrëfen se autorin e kishte parë të qëndronte në një cep dhe fliste me vete.

“E pashë që ai po fliste me vete dhe mendova se ky djalë duhet të jetë i droguar”, tha i riu për NY Post pasi u intervistua nga policia.

Ai sqaroi më tej se kur metroja u largua nga stacioni në Rrugën 59, i dyshuari nxori një maskë gazi nga një çantë.

“Ai hapi një nga bombolat e tij të gazit dhe tha: “Upss, gabimi im”, tregon shqiptari.

Fitimi thekson më tej se burri i drejtoi armën dhe e qëlloi, por fatmirësisht plumbi nuk i preku trupin. Përdoruesit e tjerë të metrosë, në të njëjtin vagon nuk ishin aq me fat.

“Fillova të vrapoj”, tha Gjeloshi, i cili jeton në Bensonhurst, Brooklyn. “Ai më synoi mua fillimisht. Unë pata fat, plumbi kaloi nëpër pantallonat e mia.”

Gjeloshi tha se ai u bërtiste të gjithëve që të lëviznin shpejt në një vagonin R përtej platformës. Ishin dy persona që u plagosën rëndë dhe kishin nevojë për ndihmë, kujton ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.