E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U përfol se do të largohej në Itali, Alketa Vejsiu tregon të vërtetën
Uncategorized

U përfol se do të largohej në Itali, Alketa Vejsiu tregon të vërtetën

Alketa Vejsiu i ka sqaruar të gjithë lidhur me të vërtetën e asaj që në media u raportua si braktisje nga ana e saj e televizionit ku ajo punon. Prezantuesja e famshme përmes një postimi në Instagram, ka treguar se ajo nuk do të braktisë as Shqipërinë dhe as Klanin.

“Nuk do ta lë as Shqipërinë as Klanin! Por premtoj që në rastin më të parë përtej kufijve, do ta them me shumë krenari në shqip ‘Jam krenare që jam shqiptare!’… E kam bërë në të gjithë rrugëtimin tim në fakt që kur isha e vogël dhe shkoja në Greqi tek babai im emigrant; të tërë mundoheshin të fshihnin identitetin; unë refuzoja ta bëja. Dhe kam vijuar të përçoj më të mirat vlera të Shqipërisë time të bukur në çdo kënd të botës me të cilën puna apo jeta më kanë lidhur! I detyrohem shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve që më bërë kjo që jam! Vazhdoj normalisht jetën në Tiranë, por me një qasje globale që thjesht kapërcen kufijtë e vendit tonë, por me rrënjët në Shqipëri gjithmonë, aty ku punoj dhe kam ndërtuar jetën time dhe ëndrrat e mia… Nuk ka asgjë më të bukur sesa të besosh tek ëndrrat dhe të kesh një pasion! Përqafime të gjithëve dhe më uroni fat!” ka shkruar Vejsiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.