E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja e Xhevahir Hoxhës flet për krimin e rëndë në Roskovec: Më thoshte mos i fol as djalit as
Lajme

Gruaja e Xhevahir Hoxhës flet për krimin e rëndë në Roskovec: Më thoshte mos i fol as djalit as

Nuk ndërhyja dot se ai do më therte në moment

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Vidhisht të Roskovecit, ku Xhevahir Hoxha vrau bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin dhe më pas i dha fund dhe jetës së tij.

Nëna e Fatjon Hoxhës, të cilit babai i vrau bashkëjetuesen, ka rrëfyer për emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, detaje nga marrëdhënia e saj me djalin Fationin, autorin e krimit Xhevahirin dhe Merushen.

Pyetje: Atë ditë ishit në tokat tuaja që keni afër, por keni parë në momentet e para, Xhevahirin të largohet nga vendi i ngjarjes, cfarë të pohoi?

Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Asgjë, unë nuk dija gjë cfarë kishte bërë.

Pyetje: Si dukej?

SGruaja e Xhevahir Hoxhes: ic ka qenë përherë, ishte i qetë.

Pyetje: Në ditët që kishte ardhur Fatjoni me Merushen sa kohë kishit?

Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Një muaj kishin që kishin ardhur,

Pyetje: Si e pritët ardhjen e tyre patët debat?

Gruaja e Xhevahir Hoxhes: I tha ai bjere i tha, mua s’më thoshte asgjë. Asnjë herë nuk më pyeste.

Pyetje: Si e kishe marrëdhënien me bashkëjetuesen e Fationit?

Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Unë shkoja mirë me atë, ai nuk…Ai nuk e nxirrte, kishte në vetvete po nuk e shprehte.

Pyetje: A është ushtruar dhunë ndaj Merushes?

Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Me llafe kshu, po jo.

Cfarë konfliktesh kishte?

Gruaja e Xhevahir Hoxhes:  Nuk e di se si.

Pyetje: Pse u largua nga banesa juaj ish bashkëshortja e Fationit

Gruaja e Xhevahir Hoxhes: U largua vetë se hyri e dyta, po ky e donte atë. Ca të thosha unë, ai thoshte unë dua këtë, ajo u largua. Merushja me mua fliste, po flisja fshehurazi atij, edhe djalit më thoshte mos i fol, po si mos ti flas i thosha une vetem ate kam. Ai thoshte mis i fol se unë do ther dhe ty.

Pyetje: Nëse do kishte ndodhur para syve tuaj do e parandaloje krimin?

Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Ku e përballoja dot unë atë?

…Nuk më linte mua ai të veja në polici. E denonconte kot Fationin, ziheshin këtu, nuk e linte për ujë, shkonte te një komshi matanë. Ca do bëja nuk ndërhyja dot se ai do më therte në moment.

Unë i thosha ai e do, çfarë ke ti?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.