Lihet në burg 30-vjeçari nga Kosova që i mori 135 mijë euro pronares së hotelit!
I riu mashtroi mjeken duke i marrë 500 euro
Gjykata ka lënë në burg 30-vjeçarin Qerim Krasniqi, i cili u arrestua disa ditë më parë pasi kishte mashtruar pronaren e një hoteli të cilës i mori një shumë prej 135 mijë eurosh.
Në dosjen hetimore te Nikoleta Kovaçit, thuhet se fillimisht, në muajin gusht të vitit të kaluar, Krasniqi i ka kërkuar kallëzueses një shumë prej 50 mijë eurosh, me justifikimin se i kishin bllokuar llogaritë bankare në Zvicër.
Më pas, i riu i ka kërkuar shumë të ndryshme monetare me vlera 28-20 mijë euro. Sipas kallëzueses, shuma në total arrin në 135 mijë eurove.
Në momentin që ajo i ka kërkuar paratë, 30-vjeçari i ka thënë se do ja kthejë të gjithë shumën bashkë, pasi së shpejti do i zhbllokohen llogaritë bankare.
Pronarja e hotelit thotë se komunikimet me 30-vjeçarin nga Kosova kanë vijuar derisa në muajin dhjetor, ai i shkëputi të gjitha marrëdhëniet.
“Gjithashtu është shprehur se i ka marrë një doktoreshe me emrin Imelda një shumë prej 500 eurosh pasi isha në kushte të vështira ekonomike dhe nuk ia kam kthyer këtë shumë monetare” – thuhet më tej në dosjen e Prokurorisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



