Petrit Vasili: Denoncova sot në SPAK skandalin e radhës së Bashkisë së Tiranës me banesat sociale
Faktet janë shumë të rënda
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka njoftuar në një status në rrjetet sociale se ditën e sotme ka denoncuar në SPAK skandalin e Bashkisë së Tiranës me banesat sociale.

Vasili shprehet se ka depozituar fakte të rënda që kërkojnë verifikim dhe hetim penal nga ana e SPAK. Ai shton se shkelja është shumë e rëndë pasi bashkia e Tiranës ka dhënë 1 milion e 945 mijë metra katror leje për ndërtime me sipërfaqe banimi 2 mijë metra katror.
Ndërsa shkelja e dytë sipas Vasilit është fakti se me propozim të kryetarit të bashkisë, këshilli bashkiak ka vendosur të lejojë likujdimin me lekë në vend të dorëzimit të sipërfaqes së ndërtimit.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Denoncova sot ne SPAK skandalin i Bashkise se Tiranes me banesat sociale!
Fakte të rënda evidentojnë qarte abuzimin me Fondin Publik të Banesave Sociale.
Keto fakte kërkojnë verifikim e hetim penal nga SPAK.
Ndaj sot i jam drejtuar zyrtarisht atij.
SHKELJA E PARE SHUME E RENDE
Bashkia e Tiranes ka dhene 1 milion e 945 mije metra katror leje per ndertime me siperfaqe banimi mbi 2 mije m2.
Ne baze te Ligjit 22/ 2018 duhet, qe 3% te siperfaqes se ndertimit ti kaloje Fondit te Strehinit Social te Bashkise se Tiranes.
Kjo do te thote qe 58 mije 375 m2 duhet te jene ne dispozicion te Bashkise.
Por nga informacioni zyrtar i vete Bashkise ajo do te disponoje vetem 32 mije e 417 m2.
Mungojne pra me shume se 25 mije m2 nga detyrimi, qe kerkon ligji.
SHKELJA E DYTE SHUME E RENDE
Ne shkelje flagrante te ligjit, me propozim te Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lekè ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.
Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin.
Faktet jane shume te renda dhe flasin vete.
Presim te flase SPAK- u tani dhe te mbroje me ne fund interesin publik, ligjin dhe te vere shkelesit e pazarxhinjte e Bashkise perpara pergjegjesise ligjore!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



