Caktohet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ja data dhe ora
Konferenca e Kryetarëve ka miratuar që në 16 maj në orën 17:00 të mbahet seanca e parë për zgjedhjen e presidentit.
Në mbledhjen e sotme u miratua rendi i ditës, ku përvec datës për mbajtjen e raundit të parë u miratua edhe diskutimi që do të bëhet në Komisionin e Ligjeve në datën 15 maj në orën 10:00.
Po ashtu Konferenca miratoi edhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit deri në datën 16 maj ora 17:00.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



