E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në 7 ditë në vend arrestohen 537 persona
Lajme

Në 7 ditë në vend arrestohen 537 persona

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë një jave ka arrestuar 537 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të autoriteteve bëhet me dije se ndalimet me numrin më të lartë kanë ardhur si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërkohë që nuk mungojnë as vepra të tjera si trafikim lëndësh narkotike apo dhe falsifikim dokumentash.

Njoftim i plotë:

9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 75 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 76 drejtues mjetesh, nga këta: 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Janë vendosur 17.955 masa administrative, si dhe janë goditur, nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare/Intensifikohen kontrollet në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë kësaj jave janë kapur 5 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar. Janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 3 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Janë goditur 2 raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.