E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do doja president Mark Markun, Topallin…”/ Gjekmarkaj: Opozita po bën propozime jo serioze
Lajme

“Do doja president Mark Markun, Topallin…”/ Gjekmarkaj: Opozita po bën propozime jo serioze

Agron Gjekmarka ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në Top Story teksa ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij ai i ka konsideruar si jo serioze propozimet e opozitës, teksa ka dhënë dhe emrat e tij për figurën ideale të presidentit të vendit.

Agron Gjekmarkaj: E kam të vështirë ta kuptoj nëse jemi apo jo në proces. Është ajo që po ndodh brenda opozitës, problemet e saj të brendshme, do ishte më e lehtë të kishim një kandidatura, Serioziteti me të cilin pala përballë është futur në histori, hezitoj ta quaj proces. Ne nuk na ka dhënë asgjë PS, na e ka dhënë kushtetuta. Qeveria po të kishte vullnetin, ja jepte opozitës presidentin. Qeveria nuke ka thënë këtë, ka thënë sill ca emra.

Nga ana jonë ka plasur një kakofoni, nxjerrin komshiun, shokun burrin e tezes, hallën. Ka emra të lartë, por ka të tjerë. Për shijet e mia do propozoja Fatos Lubojnën, Mark Markun, Jozefina Topallin, Artan Fugën, Majlinda Bregu etj.

Nëse rrimë brenda qokave, biem në lojën e të bërit komedi. Në rastin se supozojmë që kryeministri bëhet klemend dhe ja lë opozitës, kjo duhet të marrë përgjegjësi dhe të dalë serioze. Duhet të ishte mbledhur, të kishte dhënë një emër serioz, maxhoranca le ta refuzonte pastaj. Mbingarkesa e madhe që ka në pushtet, për faj të opozitës. Duhet të ishte rast i mirë bashkëpunimi, dyshoj që do të ndodhë kjo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.