E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i krimeve Palushi lihet në burg: Kam bërë vetëm detyrën
Lajme

Shefi i krimeve Palushi lihet në burg: Kam bërë vetëm detyrën

Më rrezikohet jeta e familjes, kam arrestuar kriminelë

Gjykata e Posaçme i ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, oficerit të Policisë së Lezhës Leonard Palushit, i cili u arrestua në kuadrin e operacionit “Golden Bullet” të drejtuar nga SPAK, bashkë me 18 persona të tjerë. Gjatë seancës, Palushi deklaroi: “Kam bërë vetëm detyrën, ndoshta pak më tepër nga sa duhet.”

Palushi akuzohet për orientim të gabuar të hetimit për vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke shpërdoruar detyrën.

“I kërkoj autoriteteve të marrin në mbrojtje familjen time – kërkoi oficeri. – Kam një jetë që kam veten në rrezik në operacione të ndryshme përfshirë goditjen e kultivimit të drogës apo arrestime të personave të rrezikshëm. Kam dy fëmijë të mitur të cilëve iu duhet siguruar jeta.”

Palushi u shpreh me bindje në fjalën e tij se “kam zbatuar me përpikmëri rregullat e Policisë; kam mbajtur prej dy vitesh qëndrimet e mia për ngjarjen, pasi jam pyetur rreth saj. Nuk kam asnjë lidhje me grupe kriminale apo persona të tillë. Kontaktet me Alibejn, për shkak se i kishin vrarë të vëllanë, takimet me të, kanë ndodhur vetëm në këtë kontekst: të marrjes në pyetje dhe informacioneve që mund të dinte,” ka sqaruar ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.