E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moska ndalon aktorin Morgan Freeman të hyjë në Rusi: Na ka akuzuar për komplot kundër SHBA-ve
Lajme

Moska ndalon aktorin Morgan Freeman të hyjë në Rusi: Na ka akuzuar për komplot kundër SHBA-ve

Aktori Morgan Freeman është një nga afro 1 mijë shtetasit amerikanë që janë përfshirë në listën e sanksioneve ruse, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në Rusi.

Lista e plotë e emrave u publikua nga Ministria e Jashtme ruse dhe përfshin Presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

“Aktori i famshëm regjistroi një video adresë në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, shpjegoi Ministria e Jashtme e Rusisë. Bëhet fjalë për paraqitjen e Freeman në një video ku akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2016, të cilat i fitoi Donald Trump.

Janë 963 shtetas amerikanë në listën e individëve të sanksionuar, duke përfshirë disa politikanë, mjekë, aktivistë dhe gazetarë. Në listë është edhe CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.