E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha pas fitores me Elezin: U krye! Ky proces do futet në historinë e Shqipërisë
Lajme

Berisha pas fitores me Elezin: U krye! Ky proces do futet në historinë e Shqipërisë

U kry”, kështu e nisi fjalën e tij, Sali Berisha, pasi u shpall fitues në garën për kreun e PD-së. Në një komunikim për mediat, Berisha falënderoi të gjithë demokratët që e besuan të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Sipas, të gjithë demokratët kanë për pasion lirinë dhe synimi është të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim që nuk e meriton.

“U krye. Kam një mirënjohje për ata që me një hark kohor të shkurtër dolën si njerëz të lirë, në një proces që do regjistrohet në historinë e shqiptarëve, si mrekullia e vërtetë e shekullit të 21-të. Ju do jeni të lirë, të zgjidhni udhëheqësit tuaj.

Dëshmitarë i pengesave të jashtëzakonshme, por anëtarët e PD-së, njerëz të idealeve më të larta dhe më fisnike, qytetarë të lirë të këtij vendi, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm. Mirënjohja shkon drejt të gjithe atyre, kam një mirënjohje të pakufijshme për ata anëtarë që këtë ditë të 22 majit, lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur kryetarin e PD-së.

Ky besim i tyre është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se sëbashku me ju ne do t’ja dalim. Në jemi në mision. Ne kemi për pasion lirinë.  Te shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meiton.” – tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.