Thirrja në agoni e së moshuarës në Shkodër teksa i shkrumbohej apartamenti
Flakët e zjarrit kanë rrezikuar jetën e një të moshuare në një apartament në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se si pasojë e një shkëndijë elektrike zjarri është përfshirë nga flakët.
Pas 1 ore luftë me flakët është arritur të nxirret e moshuara, e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit.
Kjo falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, policisë dhe banorëve të pallatit.
E moshuara ka pësuar djegie të shumta të trupit, teksa ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



