E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta dhe Yuri Kim për herë të parë në një takim pas zgjedhjeve të 25 prillit!
Lajme

Ilir Meta dhe Yuri Kim për herë të parë në një takim pas zgjedhjeve të 25 prillit!

Presidenti dhe ambasadorja e SHBA shtrëngojnë duart!

Për herë të parë zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti i Republikë Ilir Meta dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim kanë shtrënguar sot duart.

Ka qenë një aktivitet për trafikimin e qenieve njerëzore që i ka ulur bashkë në një tryezë, diplomaten e lartë e SHBA dhe Kreun e Shtetit shqiptar.

Në pamjet e siguruara nga Panorama, duke momenti kur Presidenti Ilir Meta takohet me ambasadoren Yuri Kim.

Situata mes Presidentit Meta dhe ambasadores Kim u tensionua në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit, kur Kreu i Shtetit në një deklaratë të tij bëri thirrje që të mbrehen sfurqet dhe sëpatat.

Kjo deklaratë u dënua ashpër nga ambasadorja Kim, e cila në ato kohë u shpreh se ato janë deklaratë që duhen të mbajë përgjegjësi ai që i thotë.

Ndërkohë Meta iu përgjigj, duke i thënë që të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë madje u shpreh se është kërcënuar nga ambasadorja.

Po ashtu në këtë aktivitet ambasadorja Yuri Kim ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.