E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Abuzuan me tenderin, GJKKO dënon të akuzuarit (Emrat)
Lajme

Abuzuan me tenderin, GJKKO dënon të akuzuarit (Emrat)

GJKKO ka dënuar të akuzuarit për abuzim me tenderin 7 milionë lekë, ndaj të cilëve rëndon akuza për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë Durrës.

Adriatik Velaj dënohet me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre.

Të pandehur janë ish-anëtarët e komisioneve të vlerësimit, por edhe persona nga bizneset që i kanë fituar tenderat.

Sipas SPAK, Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, akuzohen për shpërdorim detyre.

Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, dyshohen për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpuni.

Ndërsa shtetasit Albion Bushi, Elona Rami, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” në bashkëpunim.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.