E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makinat bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, policia apel shoferëve: Përdorni rrugët alternative
Lajme

Makinat bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, policia apel shoferëve: Përdorni rrugët alternative

Policia Rrugore e Tiranës i ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të cilëve u duhet të hyjnë në kryeqytet, të përdorin rrugët alternative për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.

“Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet”,thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.