E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hysaj: Ndeshjen me Izraelin e kishim në dorë, gabimet na kushtuan
Lajme

Hysaj: Ndeshjen me Izraelin e kishim në dorë, gabimet na kushtuan

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Estonisë. Ai është rikthyer të flas për ndeshjen ndaj Izraelit duke theksuar se gabimet në fushë i kushtuan humbjen skuadrës.

Gabimet?

Trajneri ka te drejtë sepse duke rishikuar ndeshjen kemi bere gabime taktike dhe këto nuk duhen te përsëriten sepse jemi lojtar qe luajmë ne liga kryesore duhet te tregohemi me te kujdesshëm. E kishim përgatitur ndeshjen dhe e dinim që do të kishte kundërsulme, por prap nuk i evituam dot gabimet. Me Izraelin ishte një ndeshje që e kishim në dorë gabimet na kushtuan humbjen. Shpresoj që ato mos të përsëriten më.

Sezoni i lodhshëm?

Është e vështirë, por unë jam profesionist dhe gjendem gjithmonë gati në urdhrat e trajnerit, ashtu si edhe të tjerët. Ka dhe prurje të reja që trajneri do ti provoje dhe është diçka e mirë sepse kemi nevojë për këta çuna të rinj.

Lacio?

Kam edhe 4 vite kontratë te Lacio, do vazhdoj aty dhe shpresoj te jem me mirë se vitin e kaluar./panoramasport

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.