E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Meta dekreton dy anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë:
Lajme

Presidenti Meta dekreton dy anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë:

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri.

  • Meta shkruan se pasi është njohur me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e këtij organi bashkë me praktikat dokumentare të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë ka vendosur t’i pranojë ato.

“Presidenti Meta, pasi u njoh me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikat dokumentare të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura për kandidim që prej muajit shkurt 2020, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së për dy kandidaturat e propozuara, ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimeve të KLGJ-së”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Bashkë me dy emërimet e reja, Gjykata e Lartë shkon në 15 anëtarë nga 19 që duhet të ketë në total sipas vendimmarrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kreu i Shtetit e cilëson këtë të sotmin një hap pozitiv drejt funksionalitetit të Gjykatës së Lartë.

“Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me këto 2 (dy) emërime të reja, mund të thuhet se Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit”, shprehet ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.