E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Alibeaj: Duhet të jetë e gjithëpranuar, zbatimi i saj është sfida më e madhe
Lajme

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Alibeaj: Duhet të jetë e gjithëpranuar, zbatimi i saj është sfida më e madhe

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore se pas zhvillimeve në zgjedhjet e vitit të kaluar, tashmë ndryshimet përmes kësaj reforme duhen parë me një optikë të re.

Sipas Alibeajt reforma duhet të jetë e gjithëpranuar që më pas të vijë dhe zbatimi i saj të cilën e quajti sfidën më të madhe.

“Reforma zgjedhore nuk i përket vetëm palëve politike, por si një shërbim që do duhet t’ja bëjmë publikut shqiptar e Shqipërisë që më së fundmi të demonstrojë kurajon e nevojës për një reformë që si bazë zgjedhore të ketë gjithëpranueshmërinë.

Kjo është faza a parë, me rëndësi që zbatimi i saj të jetë i tillë si në të njëjtën linjë do jetë dhe kuadri ligjor, zbatimi është sfida më e madhe”.

Alibeaj tha se ka kërkuar që ekspertët nuk duhet të jenë katër por gjashtë.

“Do uroja gjithë kolegëve punë të mbarë bazuar në një frymë bashkëpunimi si dhe tradita më e mirë e këtij komisioni ka duke u përpjekur jo vetëm të akomodohen gjithë nevojat politiko partiake por duke e parë dhe në një optikë më të gjerë.

Do përpiqemi të krijojmë një bazë ligjore që të mund të shtrojë konsensusin dhe zbatimi të jetë i gjithë pranuar”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.