Cilën DSIK të besojmë atë të vettingut apo këtë të çertifikatës së zonjës Dumani?!
Çështja nuk ishte e as është motra e Dumanit. As përse ajo punon në Ministrinë e Jashtme. Diku do punojë edhe ajo si çdokush tjetër. Zonja është totalisht në të drejtën e saj për të punuar.
Nëse punën e ka marrë nga i vëllai sigurisht do ishte çështje. Por këtë nuk e fakton dot askush. Supozimet janë të pashmangshme, por nuk janë në esencën e trajtimit publik të kësaj çështje.
Çështja e vërtetë është si iu dha një çertifikatë sigurie nga DSIK?! Kjo ishte dhe ende është problemi, pavarësisht dorëheqjes (me pahir) të zonjës.
Si u lëshoka kaq kollaj një çertifikatë sigurie e standarteve të NATOS?!
Si ka mundësi?!
Po nga DSIK janë larguar gjykatës e prokurorë nga detyrat publike?! A duhet besuar DSIK?!
Nëse po, cilën DSIK të besojmë atë të vettingut apo këtë të çertifikatës së zonjës Dumani?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



