E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma flet për tubimin e 7 Korrikut të thirrur nga Berisha: Përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime
Politikë

Grida Duma flet për tubimin e 7 Korrikut të thirrur nga Berisha: Përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime

Deputetja e PD, Grida Duma ka deklaruar se do jete pjese e protestes se thirrur nga Sali Berisha me 7 Korrik dhe se do beje thirrje per sa me shume pjesemarrje.

Sipas Dumes, “protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq”.

Pyetje: Do angazhoheni për të thirrur njerëz në protestë?

Grida Duma: Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja.
Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët.

Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohen të gjithë deputetët sa i takon strategjisë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq.

Pyetje: Do zhvilloni takime për të parë si është strategjia?

Grida Duma: Patjetër, strategjia është të ketë pjesëmarrje së pari. Unë nuk kam qenë në ato takime e grupe, por e di shumë mirë që kontakte me kolegët që janë në grupe do mbajmë patjetër

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.