E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj dhe Fino përplasen për muzikën e komunizmit
Lajme

Alibeaj dhe Fino përplasen për muzikën e komunizmit

Një ditë më parë është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku Gudar Beqiraj është paraqitur si kandidat për Bordin Drejtues të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
Në komision deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj është përplasur me deputetin PS, Bashkim Fino për muzikën e komunizmit.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka pyetur dhe kompozitorin Vasil Tole nëse duhet të ndalohen kantatat e komunizmit që dëgjohen sot e kësaj dite. Por deputeti i PS-së, Bashkim Fino, ka dalë kundër, duke thënë se ato i pëlqejnë atij dhe se ato kanë qenë këngët më të bukura.

Enkelejd Alibeaj: Kjo veprimtari e realizmit socialist sot do duhet më të emetohet?

Bashkim Fino: Ç’lidhje ka kjo?

Vasil Tole: I përkas botës së muzikës dhe ne muzikantët kemi pas një fat që atë që konsiderojmë baba të muzikës shqiptare, Çesk Zadeja, nuk ishte bashkëpunëtor i Sigurimit dhe as i lidhur me sistemin. Por ishte profesionist që nuk lejoi përmes forcës së autoritetit të vet që kompozitorët të dënoheshin. Nuk kemi asnjë rast, ndryshe ndodhi në letërsi apo fusha të tjera, që ne të ishim të penalizuar. Për sa i përket asaj që ju pyetët, unë kam qenë promovuesi kryesor i Dhora Lekës, një kompozitore që u persekutua nga regjimi komunist dhe një krijimtari me shumë vlerë që ajo ka pasur gjatë viteve të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që ndonjëherë është konsideruar gabimisht si krijimtari ideologjike. Për mendimin tim, është faza e fundit e këngëve patriotike të Shqipërisë. Kemi bërë të mundur që përmes lançimit të kësaj figure, botimit dhe studimit të kësaj krijimtarie, t’ia sjellim pjesës tjetër të trashëgimisë kulturore artistike të Shqipërisë. Kurse për sa i përket çështjes së realizmit socialist në arte, më lejoni të them që në muzikë është shumë e vështirë për ta identifikuar faktin se ky tingull apo ai tingull ka ngarkesa ideologjike. Po ka një pjesë të krijimtarisë kur vetë autorët janë vetëidentifikuar me titullin. Kemi kantata për partinë dhe udhëheqësit e asaj kohe, sigurisht.

Enkelejd Alibeaj: Nuk po flas për të tjerët, po flas për ju.

Vasil Tole: Jo nuk kam lidhje fare. Asnjë titull të vetëm.

Enkelejd Alibeaj: Çfarë opinioni ke, ato kantata për partinë duhet të dëgjohen sot, apo jo? Kjo ka të bëjë dhe me çështjen e besueshmërisë.

Vasil Tole: Me bindje absolute, dhe këtë e kam shkruar, pjesa më e mirë e muzikës shqiptare është muzikë realiste. Nuk ka të bëjë me realizmin socialist, pjesa tjetër që ka ngarkesa politike është krijimtari që duhet parë dhe analizuar si një krijimtari që është krijuar në kushtet e presionit ideologjik.

Enkelejd Alibeaj: A duhet të shfaqen sot?

Vasil Tole: Për mendimin tim jo, përveçse të studiohet. Të dihet që ka ndodhur.

Bashkim Fino: Pse të mos shfaqet. Unë kam qejf ta dëgjoj. Pse mos e dëgjoj.

Vasil Tole: Sepse nuk plotëson kriteret artistike.

Bashkim Fino: Ky është mendimi yt, por ti thua ta studioj, por mos ta dëgjoj.

Vasil Tole: Dy vepra që i përmenda këtu dhe që janë krijuar pas luftës, ishin kantatat vërtet vepra të dobëta. Dhe asaj partie nuk i bëjnë nder…

Bashkim Fino: Ato kanë qenë më të bukurat.

Ulsi Manja: S’ka më procedurë. Keni ardhur t’i fusni një dorë muhabet se është kohë me shi sot. S’ka më. Tregoni respekt për viktimat e komunizmit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.