E rëndë në Tiranë! Xhaxhai gjen të mbytur në liqen nipin 17 vjeç
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një 17-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Vrap. Ai është gjetur i mbytur nga xhaxhai i tij.
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



