Pistat ku po heton policia dhe lidhja me viktimat e masakrës në Fushë-Krujë
Një i plagosur rëndë dhe një i vdekur. Ky është bilanci i deritanishëm nga atentati me armë zjarri në zonën e Milotit, shumë pranë qytetit të Laçit.
28-vjeçari Klisman Preçi ka ndërruar jetë gjatë rrugë për në Spitalin e Traumës, ndërkohë që një automjet është gjetur i djegur në fshatin Bërzanë të Kurbinit dhe dyshohet se është i autorëve që kanë kryer atentatin.
Ndërkohë automjeti tip “Land Rover” me të cilin udhëtonin Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi ndodhet ende në vendngjarje, me hetuesit që po kryejnë ekspertizën e ngjarjes së rëndë.
Policia dhe prokuroria janë fokusuar tek e kaluara e personazheve duke qenë se ka ndodhur në oborrin e banesës së Ylli Brahimit një personazh i njohur për policinë. Policia po heton tek lidhjet dhe problematikat jashtë vendit. Është një atentat i mirë-organizuar të dy me rekorde kriminale që i kanë mbijetuar të dy atentateve të mërpashme. Ylli Brahimi është në gjende të rëndë për shkak të plumbave në turp, ndërsa Klisman Preçi është në gjendje më të lehtë. Viktimat e Fushë Krujës kanë pasur njohje të mërpashme me personat që iu bë atentat këtë mbrëmje, por hetimet janë përfshirë edhe tek lidhjet dhe lëvizjet jashtë vendit. Kjo është një tjetër pistë që po hetohet pasi është një hark i shkurtër kohe pas atentatit të trefishtë. Nga dëshmitarët në një kohë të shkurtër, ku ka vetëm një orë nga ngjarja e rëndë , është mësuar janë pritur nga një tjetër automjet. Po ashtu pritet të këqyren edhe kamera
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



