E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flor Binaj pesimist  ndaj qeveritarëve: Nëse nuk reagojmë do jemi turpi i pasardhësve tanë!
Lajme

Flor Binaj pesimist ndaj qeveritarëve: Nëse nuk reagojmë do jemi turpi i pasardhësve tanë!

Kanë krijuar një të tashme pa kuptim dhe pa të ardhme”, aktori me kritika ndaj qeverisë

Aktori i njohur, Florjan Binaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “facebook” ka kritikuar qeverinë lidhur me politikat e fundit të ndërmarra sa i takon parkut kombëtar të Butrintit dhe çështjes së detit me Greqinë, gjithashtu edhe Open Balkan.

Ndërkohë që reagimin e tij, e nis me Butrintin, Binaj shkruan se qeveritë që kanë drejtuar vendin tonë, kanë qenë të gatshme të falnin copa toke të kombit vetëm për karrige. Mes të tjerash, Binaj shkruan se gjendemi në një moment ku nëse nuk veprojmë, do të jemi turpi i brezave të ardhshëm.

Postimi i plotë nga Florjan Binaj:

Ky që thotë që Shqipëria paska qënë një vënd artificial i krijuar pa asnjë shqiptar në të në 1913-ën nga fuqitë e mëdha dhe që grekët qënkan përzënë nga Butrinti e nga jugu nga shqiptarët dhe që këta të fundit i paskan sjellë fuqitë e mëdha, ky quhet Richard Hodges dhe këtë, e ka përzgjedhur qeveria për të drejtuar parkun Kombëtar të Butrintit, trashgiminë tonë kulturore për 10 vitet e ardhshme në një kontratë ta papranueshme për arkeologët e nderuar të vëndit tonë…Një antishqiptar që flet hapur kundra trashgimisë tonë i zgjedhur nga qeveria që paguhet nga taksat tona për të na shërbyer….A do guxonte të fliste kundra grekëve në Athinë ose kundra Romakëve në Romë një qënie e tillë??Nuk mendoj se do guxonte ta mendonte…Po në Shqipëri, këta njerëz gjejnë frymëzim pasi koha ka dëshmuar që ata që e drejtojnë vëndin tonë, kanë qënë gjithmonë të gatshëm të falin copa toke të këtij kombi për dy pëllëmbë karrige….

Nga ana tjetër openballkazani që KM bashkëpunon më kollaj me ata që kanë vrarë e kanë dashur ta zhdukin kombin tonë me shekuj sesa me vetë gjysmën tjetër të kombit…
Nga ana tjetër dhënia të drejtë e pretendimeve të Greqisë për detin tonë, që mirë që mori një llokëm shumë të madhe toke e deti shekullin që shkoi nga Shqipëria dhe shqiptarët, më bën të mendoj që kohë më të këqia se këto, Shqipërisë dhe Shqiptarëve nuk i kanë ardhur kurrë!!!KURRË!

Sot ata që ne kemi në krye për të na shërbyer, po i shërbejnë atyre që duan të na bëjnë keq e të çbëjnë të shkuarën duke vizatuar një të shkuar që ska qënë, një të tashme pa kuptim dhe një të ardhme pa të ardhme…për mendimin tim, gjëndemi në një kohë në të cilën po nuk vepruam, fëmijët, nipërit e mbesat tona, do kenë një jetë shumë të vështirë e do iu duhet të paguajnë dëmet e mosreagimit tonë sot!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.