E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
25-vjeçari i sapo dalë nga burgu, do  të kryente një vrasje me pagesë
Lajme

25-vjeçari i sapo dalë nga burgu, do të kryente një vrasje me pagesë

Një 26-vjeçar, i cili dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë, është arrestuar nga policia.

Sipas bluve të Korçë, i riu me iniciale K. A., i cili kishte disa muaj që kishte dalë nga burgu, sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e Policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës.

Arma u sekuestrua nga efektivët, në cilësinë e provës materiale, ndërsa 26-vjeçari banues në Korçë, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, një 17-vjeçar, që, në momentin e arrestimit, ka qenë i shoqëruar me 26-vjeçari.

Adoleshenti dyshohet që ka pasur dijeni se i arrestuari mbante me vete armë zjarri.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Matrix”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë.

Qarkullonte i armatosur dhe gati për qitje, vihet në pranga 26-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe krehëri me fishekë në të.

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që kishte dalë muajt e fundit nga burgu, dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Matrix”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-K. A., 26 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shërbimet e Policisë, falë koordinimit të veprimeve, kanë bërë të mundur lokalizimin 26-vjeçarit në lagjen nr. 14, Korçë. Ky shtetas, sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e Policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me shtetasin K. A. 17-vjeçari dyshohet që ka pasur dijeni se shtetasi K. A. mbante me vete armë zjarri.

Vijon puna intensive, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, të cilat, për arsye hetimore, nuk i bëjmë dot me dije.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.