E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fjalia që i shkaktoi vdekjen mësuesit që ishte kthyer nga Belgjika në Tiranë
Publik News

Fjalia që i shkaktoi vdekjen mësuesit që ishte kthyer nga Belgjika në Tiranë

Nuk të vjen zor që zihesh me gra?

Sherri me fqinjin i cili e dhunoi barbarisht

Detaje te reja mesohen nga ngjarja e rende qe ndodhi ne nje familje ne Tirane, ku nje person humbi jeten nga dhuna e ushtruar prej fqinjit te tij.

Mesohet se viktima eshte shtetasi Nikolin Staka, me profesion mësues, lindur në Laç.

Ai ishte banues prej një muaji ne nje apartament me qira në Tiranë, pasi ishte kthyer nga Belgjika.

Viktima, ka pare nga ballkoni i katit të dyte të banesës ku jetonte që fqinji, shtetasi Alban Meneri po debatonte me një grua për një çështje parkimi.

Në këto momente ai ka folur nga lart duke iu drejtuar Menerit me fjalët “Cfarë bën, s’të vjen zor që zihesh me gra”.

Kjo ka sjellë dhe irritimin e Menerit i cili i është drejtuar me fjalët: “Zbrit poshtë se ta tregoj unë”.

Me zbritjen në kat të parë, Alban Meneri thanë burimet ka nisur ta qëllojë Nikolin Stakën me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë e është larguar.

Dyshimet janë që Staka ka gjetur vdekjen në banesë për shkak të hemoragjisë nga goditjet.

Ngjarja ka ndodhur më datën 30 Korrik në darkë dhe viktima është gjetur i pa jetë më 31 Korrik.

Ja njoftimi i policisë Tiranë mbi ngjarjen

Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.