E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Joanda e vogël u vra teksa lahej në det, Arjan Tase qarkullonte me armën e shërbimit
Lajme

Joanda e vogël u vra teksa lahej në det, Arjan Tase qarkullonte me armën e shërbimit

Arjan Tase, është polici i cili drejtonte gomonen “Nëna 154”, me dy motorë me 300 hp që përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare Joanda Avdia në plazhin e Potamit. Detaje të reja kanë dalë nga ngjarje e rëndë që tronditi shqiptarët ku polici Arjan Tase goditi ke skaf për vdekje në Himarë 7 vjeçaren. Mësohet se Tase në skaf kishte edhe armën e shërbimit. Përpara kolegeve të tij ai ka sqaruar se nuk donte të largohej nga vendi I ngjarjes, e për këtë hetuesit kanë kamerat e sigurisë të bizneseve në breg të detit për të analizuar të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Për mjetin me motor të fuqishëm, i cili tashmë është sekuestruar nga policia ai ka sqaruar se e ka marrë tek një i afërm I tij në Porto Palermo dhe I është drejtuar Potamit për te marrë familjen e tij për te dalë xhiro në det. Tase është afruar në breg të detit ku ka pushues për të hipur familjarët. Ligji e thotë që një mjet lundrues me këto fuqi duhet të qëndrojë mbi 300 m larg bregut të detit. Pasi kanë hipur familjarët e tij, ai I ka dhënë shumë gaz gomones, pa kontrolluar nëse kishte apo jo njerëz.

“Kreu manovra të pakujdesshme”- AMP tregon si u vra nga skafi 7-vjeçarja në plazhin e Potamit! Ja akuzat që rëndojnë mbi Shefin e Policisë

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Arjan Tase, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, pasi vrau me skaf një vajzë 7-vjecare në plazhin e Potamit.

Sipas policisë, vrasja është kryer nga pakujdesia, ndërsa mjeti lundrues rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor. Ndërkohë në hetim jane marre edhe 5 zyrtare te tjere policie.

“Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës”, thuhet ne njoftim.

NJOFTIMI I PLOTE

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, A.T., me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, në rrethanat e mëposhtme:

Në datën 02.08.2022, rreth orës 14:00, shtetasi A.T., i cili ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.

Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor.

Nga veprimet proceduriale të kryera deri në këtë fazë, janë marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:

– Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;

– Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;

– Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;

– Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;

– Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.

Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe grupi hetimor i AMP vijon hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjegjësinë penale të punonjësve të Policisë, të sipërpërmendur.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.