Punëtori i pallatit në New York ku u hodh çifti Belliu: I kishte sytë e zmadhuar, më kërkoi ti prisja hekurat e dritareve
Ngjarja tragjike në New York, ku aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin, ka tronditur opinionin publik.
Pas ngjarjes së rëndë, sot janë bërë publike dëshmi të reja.
Punëtori i ndërtesës Harold Johnson tha për New York Post se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.
“Unë pashë që sytë e tij ishin me të vërtetë të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe ai nuk m’u përgjigj, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kështu ishte”, tha Johnson, përpara se të shtonte se përpara se çifti të transferohej në pallat, burri donte që ai të priste hekurat e dritareve të apartamentit. “Unë i thashë atij: “Ti ke fëmijë, unë nuk mund ta bëj këtë.” Dhe ai u zemërua, ai tha “OK”.
Aktori shqiptar hodhi gruan nga ballkoni dhe u vetëvra në ditën e tij të lindjes, çifti la pas 2 fëmijë të mitur
Vdekja tragjike e dy shqiptarëve në Nju Jork, e aktorit Florind Belliu dhe bashkëshortes Ornela Belliu, ndodhi në ditën e lindjes së tij.
Një ditë që supozohej të ishte festë për familjen Belliu, por që përfundoi me lënien jetimë të dy fëmijëve të çiftit.
Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave. rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia.
Mësohet se ata janë shqiptarë, aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu, të cilët kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.
Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur 6 dhe 2 -vjeç. Familja Belliu jetonte prej vitesh në New York, por nuk kishin mundur të pajiseshin me dokumente të rregullta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



