Lajmi i Fundit/ Tjetër vrasje në Vlore
Dy te vrarë dhe një i plagosur rëndë raportohen nga burime zyrtare të policise ne Vlore.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonen e Lungomares
Ngjarja sipas burimeve te para ka ndodhur pas një sherri në një lokal bastesh
Nuk dihet asgjë për autorët deri në këto momente
Policia ka dhënë detajet e para rreth krimit të rëndë që goditi sonte qytetin e Vlorës gjatë një përplasje me armë në Bar Fiks Fare në Lungomare.

Një person tashmë është konfirmuar i vrarë ndërsa tre të tjerë të plagosur, mes të cilëve edhe një femër. Nje prej tyre mendohet se ishte muzikant.
Lokali njihej per muziken e nates. Gjate dites ai kishte bere edhe reklame se kush do te kendonte sonte ne local.
Policia ka bërë të ditur emrat e viktimës dhe perosnave të plagosur sonte në mesnatë në Vlorë pas një sherri me armë në një lokal në Lungomare. I vrari është Ergys Gjioveshaj 33 vjec ndërsa të plagosur kanë mbetur Dorjan Hila 28 vjec, Aasunel Llanaj , 32 vjecdhe Arta Luka, 26 vjec.
Publik.live 12:01 /21/04/17
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



