Çeki, një Ferrari i Formula1 shfaqet në autostradë dhe dhuron spektakël, bën lëmsh dhe policinë
Nuk ndodh shpesh që të shohësh në autostradë një makinë Ferrari të dizajnuar për të garuar në Formula 1, por drejtuesit e mjeteve në një rrugë në Republikën Çeke janë përballur me një skenë të tillë.
Shoferi i makinës që filmoi pamjet iu përkushtua ndjekjes së këtij mjeti të veçantë për kilometra të tëra.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një Ferrari klasik i Formula 1 duke dhuruar spektakël në autostradë
Edhe policia çeke është bërë kurioze, duke kërkuar që të identifikojë drejtuesin e këtij Ferrari.
Siç raportohet nga media çeke iDNES.cz, nuk është hera e parë që ky shofer e bën këtë. Në shtator 2018, një video e ngjashme u bë virale dhe policia i kërkoi publikut ndihmë për të identifikuar individin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



