Dy viktimat e atentatit të Vlorës po udhëtonin drejt burgut të Lushnjes
Dy viktimat e atentatit të Vlorës janë ndjekur dhe janë mbajtur në vëzhgim nga autorët prej një kohe të gjatë.
Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ishin nisur drejt burgut të Lushnjes kur iu bë atentat në dalje të Vlorës.
Në automjet u gjetën rroba dhe ushqime, të cilat do t’ia çonin Ermal alias Eduard Xhezoz i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt.
Rreth 60 plumba janë zbrazuar drejt automjetit të viktimave, ndërsa në atentat mendohet se kanë marrë pjesë dy persona.
Momenti i goditjes është kryer pikërisht në një zonë ku nuk ka kamera sigurie të bizneseve, por dhe s’ka lëvizje të qytetarëve.
Dyshimet për ngjarjen janë për shkak të hakmarrjes ku pasi Eduard Xhezo rezulton i dënuar me 15 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje” në dëm të Arben Beqirajt ose “Beni të Çeçesë” ngjarje kjo e ndodhur në 4 gusht 2019 në plazhin e Vlorës.
Ky dënim është dhënë edhe për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit” dhe “Plagosjes me armë zjari ndaj djalit të Arben Beqirajt, Ergest Beqiraj dhe Nesim Hodaj.
Prokuroria pretendonte dhe mbante qëndrimin për Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykata zbuti akuzën në “Vrasje me dashje”, duke hequr totalisht dhe pjesën e bashkëpunimit.
Për këtë ngjarje u dënua me gjobë, Shpati Lena dhe kunati i Eduardit, Ariel Kingji, të cilët u akuzuar nga prokuroria për “Moskallëzim krimi”.
Sakaq, në muajin maj të këtij viti, Shpati Lena është arrestuar nga policia e Vlorës në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pasi së bashku me Kristi Drollin dhe Ariel Kingjin, kunatin e Eduard Xhezos, është kapur me dy armë brenda në makinë. Por edhe në këtë rast Lena ia ka hedhur drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



