Zbardhet dosja, prokuroria: Dy rusët dhe ukrainasit, ishin me mision në Shqipëri!
Dëshmia e ushtarit që u sulmua me spray paralizues: U njoftova në telefon…
Prokuroria beson se tre shtetasit e huaj që tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh kanë ardhur në Shqipëri me mision.
Ata do të dalin sot para gjykatës për t’u njohur më masën e sigurisë.
Në dosjen e sigurua nga abcnews.al organi i akuzës thekson se ka prova të arsyeshme se dy rusët dhe ukrainasi janë rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës dhe kanë detyra të paracaktuara.
“Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara, thuhet në dosje.
Prokuroria Prokuroria akuzon dhe për dhënie të informatave sekrete dhe sigurimi i informatave bazuar në dëshmitë që ata kanë dhënë në prokurori por që për arsye sekrete prokuroria nuk do ia vërë në dispozicion gjykatës.
Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së dielës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30.
Ndjemë djegie të syve dhe në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia.”
Kjo është dëshmia e një prej ushtarëve që mbeti i plagosur nga sulmi që ndodhi në uzinën e armëve në Çekin të Gramshit.
BallkanWeb ka siguruar dosjen e plotë të ngjarjes ku jepet dhe dëshmia e ushtarit Aldo Bici.
Ky i fundit sqaron momentin e ndjekjes, por edhe të gjendjes së tyre pasi u sulmuan me spray paralizues.
“Rreth orës 17:25 u njoftova me telefon nga roja Ardian Xhaka se kishte konstatuar një person, i cili kishte hyrë në ambientet e brendshme të Uzinës, me qëllim fytjen në magazinat e saj. U vura në ndjekje të këtij shtetasi bashkë me Xhakën. Në afërsi të disa banesave të fshatit, rreth 200 metra nga muri rrethues i Uzinës, kanë bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtij shtetasi. Në momentin që janë afruar për ta kapur prej krahu, ai ka nxjerr spray me të cilin na spërkati fytyrën dhe në trup. Ndjemë djegie të syve dhe në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia. Më pas na dërguan në spital në urgjencën e Gramshit dhe më pas në Tiranë.”, pohoi Aldo Bici.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



