Ra në kontakt me rrymën elektrike, gjendet e pajetë gruaja në Berat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat.
Familjarët kanë gjetur pa shenja jete në shtëpi një 71-vjeçare.
Kjo e fundit është identifikuar me incialet Sh.D..
Dyshohet se ndjera ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Gruaja u gjet e vdekur nga familjarët e saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



