E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shijak, vihet në pranga personi që dogji goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike
Lajme

Shijak, vihet në pranga personi që dogji goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike

Një person ka rënë në prangat e policisë për skandalin me ndotjen e ajrit në Shijak. Policia e Shtetit bën me dije se arrestoi 47-vjeçarin Arben Meta nën akuzë për “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.

Sipas bluve, ai “kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit”. Skandalin e denoncoi dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërkohë që shkoi dhe nga afër për të parë situatën dhe për të ngritur zërin për atë që po ndodh me mjedisin dhe rrezikun për banorët e zonës.

Dogji goma dhe pjesë të tjera makinash, duke shkaktuar ndotje të ajrit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit si pasojë e djegies së gomave të makinave dhe sendeve të tjera, në fshatin Sallmonë, Shijak, kanë organizuar punën dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, konkretisht të shtetasit:

-A. M., 47 vjeç, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.