E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dalin në protestë: Duam rritje page, ndryshe ndërpresim procesin mësimor
Publik News

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dalin në protestë: Duam rritje page, ndryshe ndërpresim procesin mësimor

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë dalë në protestë përpara godinës së universitetit ku kanë kërkuar rritjen e pagës nga qeveria.

Pedagogët kanë paralajmëruar një bojkot të procesit mësimor deri në rritjen e pagës.

Laburanti i Shkencave të Natyrës tha per mediat:Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjtihëve u rriten, mjekësia u rritet, mësuesve e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Ne i nxjerrim studentët ata kanë dyfishin e rrogës tonë, hallall, po dhe ne duam pagën asgjë tjetër. Normal që do e ndërpresim procesin mësimor kemi që në 2005 pa rritje page. Ne duam pagën”

1

Një pedagog në protestë tha: Do bëjmë një protestë paralajmëruese për ti treguar kujtdo sidomos qeverisë që stafi akademik, ndihmës akademik e adminstrata e universiteteve nuk durojnë më.

Nuk janë si ato paralajmërimet kineze por është paralajmërim serioz në të cilën ne, kolegët e mi do ua tregojnë pse ju thirrëm. Ka 18 vjet që pedagogët nëpërkemben, rroga e tyre ka ngelur në vend, nuk ka më asnjë shtesë as në pagesë as në trajtim ekonomik

Pse zgjodhëm këtë datë? Kemi disa vjet që nuk na dëgjohet fjala e më në fund vendosëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.