Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me përfaqësuesit e PD dhe PS: Të rritet transparenca!
Koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e Reformës në Drejtësi
Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin e zhvilluar ditën e sotme nga ambasadorja Yuri Kim me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
Në njoftim bëhet me dije se Kim ka nënvizuar rëndësinë e të gjitha institucioneve për të refuzuar përpjekjet për minimin e demokracisë në Shqipëri.
Kim gjitha ka theksuar se është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi të kaluar nga parlamenti në vitin 2016.
“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri.
Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.
Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezultate”, shkruan ambasada.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



