E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK varësi tek të pandehurit, kryedosjet e munguara?!!
Publik News

SPAK varësi tek të pandehurit, kryedosjet e munguara?!!

Te dashur prokurorë të SPAK
Andej nga djegësit, kryesisht i Tiranës, ndonjë kryebashkiak, kryesisht i Tiranës, do të ftohet për llogaridhënie të firmosjes së shkresave ?!!
Jane mbi 100 milionë euro.
Kaq frikë e keni Erion Veliajn, me tre dosje prej vitesh, nuk e thërrisni dot asnjëherë për ta pyetur!?!?
Shndërrimi i Prokurorisë në një instrument politik, për të hetuar dosje të vjetra, pavaresisht se janë hetuar prej kolegëve, madje disa i kane aty, po në SPAK, është keqpërdorje.
Po të hetohen të gjithë zyrtarët
Nga vitit 90 e deri më sot.
Por nuk.mundet një Prokurorie, demek të pavarur e të reformuar, axhendën profesionale dhe ligjore, t’ia bëjë Taulant Balla, Erion Veliaj, Edi Rama.
Kjo e bën SPAK të varur tek të pandehurit. Nuk.goxojnë të thërrasin Veliajn. Nuk ka thirrur kryeministrin Rama si firmëtar, ndonëse heton abuzimin 430 milionë eurosh të djegësve.
Të paftuarit e mëdhenj të Prokurorisë janë
Edi Rama
Eriin Veliaj
Engjëll.Agaçi
Delina Ibrahimaj
Arben Ahmetaj
Damian Gjiknuri
Vangjush Dako
Enirjana Sako
Gledian Llatja
Armando Subashi, nje thirrje e vetme
Kjo harresë, bashkë me një akuzë të munguar, atë të Organizatës Kriminale, bëjnë SPAK në rastin më të mirë të kompleksuar dhe mungesë burimesh ekspertize dhe njerëzore, e në rastin më të keq, shtojcë të zyrës së Edi.Ramës. Vjedhje e hetuar nga viti 2017 e cila vazhdon si palçkitje dhe hetuesit e nderuar merren me porosi zgjedhore partiake, kur çdo.ditë të padehurit në kërkim, marrin nga 80 mijë euro, para publike.
Prokuroria në ditët e sotme, është bërë gjysëm qeveritare, e gjysëm ambasadoriale.
Sot dëmet dhe të pandegurit e mëdhenj jane ga
Inceneratorët
Trafiku me tonelata i Kokainës. Tani kalojnë ngarkesa me ton. Biznese të kapura e hetura vijojnë trafikun dhe reklamën televizive.
Bego miku i udhëtimeve të Balles, i kallzuar nga Policia në Prokutori për sekuestrime të diss pasurive dhe heshtja e hetimit.
Djemtë Dabulla të kallzuar per evazion miliona dollarësh dhe Gjykata refuzonte arrestimin, derisa ujdia me pushtetin, gjeti një shteg arratie.
Porti i Durrësit, janë në valle mbi 2 miliardë euro. Nje vatër tjetër korruptive dhe pastrimi parash.
Butrinti, privatizimi trashëgimisë kulturore, ikonës globale mbrojtur nga UNESCO nga viti 1992 dhënë duarve të dyshimta sipërmarrjeje.
Teatri Kombëtar, kryeafera me ligj personal ga qeveria, për të zhbërë pasuri publike dhe mbushur stomakun klientëve.
Investitorët strategjike, ca kaqola pas të cileve janë Rama.me.oborrtarët.
Calll Centerat, mashtrimet financiare, qindra milionë euroshe, ku jane sërish oborrtarët e Ramës dhe ushtrojne aktivitet kriminal hapur në qendër të Tiranës, jo më larg se 300 metra nga zyra e Kryeministrit..
Bastet spottive, rikthmi pas zhdukjes se Ervis Martinajt, një akuze e implikim, se ky biznes ka ndërruar duar, me kahje nga oborri..Të huajt po hetojnë intensivisht, por nuk kanë besim te partnerët shqiptarë. Diçka ka ndodhur…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.