E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku nuk kursen ironitë: Rama ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje
Lajme

Tabaku nuk kursen ironitë: Rama ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje

Shqiptarëve u kërkon të sakrifikojnë, vetë shpërdoron taksat

Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama i kërkon shqiptarëve të bëjnë sakrifica, ndërkohë që vetë shpërdoron taksat.

Në një postim në Twitter, Tabaku nuk i ka kursyer ironitë mbi marrëveshjen e nënshkruar në kryeministri për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc.

Tabaku tha se Rama ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje.

Postimi i plotë:

ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon shqiptarëve sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.