Berisha reagon pas tërheqjes së kryeministrit për çmimin e energjisë: Vetëm presioni funksionon me këtë njeri
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sot vendimin e kryeministrit për t’u tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë në 1 tetor.
Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha se “Rama u palos” dhe nuk i rezistoi presionit.
Rama lajmëroi se tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë. Keni një koment?
U dorëzua. Para jush i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur: po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton. Sidoqoftë vendimi i tij për tu tërhequr nën presion, do të thotë që vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Rama bëri sikur guxoi, por u tërhoq, u palos. Sa i përket inflacionit, dificitar në koncepte, është mjeran.
Nuk është ekonomia shgarravinë vizatimi. Cfarë ndikimi ka kriza në energjinë elektrike në Shqipëri? Zero. Nuk kanë asnjë lidhje me luftën ujërat tona. Marrim naftën, në Mal të Zi shitet 900 lekë më lirë se në Shqipëri. Kjo lidhja ndikon vetëm në Shqipëri apo kudo në Europë njëlloj. Rritja madhore e çmimeve është në radhë të parë rezultat i bordeve. Nuk ka lidhje me luftën rritja e çmimit të djathit, të qumështit. Ka lidhje me Ballkanin e Hapur, vërshimin e produkteve serbe në tregun shqiptar. Unë nuk them se lufta nuk ka pasur ndikim, por kurrë në këtë formë. Pse në Shqipëri qumështi, veza, djathi, vaji të jenë 7% më të larta se në Europë. Të gjitha këto sepse ky e mbyti prodhimin e vendit. Shqipëria konsumon sot qumësht që vjen nga Greqia e Serbia, ndërkohë që në 2013 ishte eksportues qumështi.
Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim të zhvilluar me gazetarët është pyetur lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim ndaj tij. Berisha i ka cilësuar deklaratat e ambasadores Kim, të njëjta me ato të kryeministrit Edi Rama.
“Ka disa pasaktës, zyrtarët amerikanë nuk takohen me persona të dizenjuar, është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama. Them sepse është gënjeshtër dhe jo e vërtetë dhe këtë e di çdo shqiptarë. Zyrtarë të lartë të departamentit takohen me të dizenjuar.”, tha ai.
Gjithashtu Berisha komentoi edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të cilët tha se PD nuk mund të largohet nga primaret..
Berisha: Sigurisht që ne do ulemi me aleatët me Partinë e Lirisë dhe aleatët e tjerë dhe do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimunin e konsensusit. Tani nga primaret nuk mund të largohemi. Ne sollëm primarët dhe nëse largohemi nuk jemi më vetja jonë. Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cili mendim do mbizotërojë nuk mund ta them se nuk e di,. Por primaret janë të domosdoshmet
Pyetje: A mund të ketë primare të hapura?
Berisha: Këto do jenë çështje diskutimesh ndërpartiake, por PD nuk mund të imagjinojë të mos përdorë sistemin e primareve, ajo këtë risi solli dhe do t’i qëndrojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



