E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja Lala: Sot policia punon manualisht
Publik News

Gazetarja Lala: Sot policia punon manualisht

Nuk janë publikuar ende të dhënat e sistemit MEMEX, por është e hakeruar

E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se sot policia e shtetit po punon manualisht.

“Shqetësimi që kam ngritur është se është një ngjarje e rëndë, si në sistemin TIMS edhe të tjera, autoritetet nuk duan ta pranojnë. Të dhënat e sotme, në pamje të parë, nuk më rezulton sistemi MEMEX por personash të skeduar dhe në kërkim dhe nuk ngjan me Memex, i cili në thelb është bërthama lënda fillestare e policisë së shtetit. Aty gjen cdo gjë për një emër të caktuar. Flasim për Ervis Martinaj që është i zhdukur, por çdo herë që është hetuar apo marrë në pyetje është e përfshirë në Memex.

Mënyra si është hedhur dhe anglishtja e përdorur, të lënë të mendosh që nuk është ky sistem. por unë mendoj që Memex është marrë. Kam biseduar me zyrtarë dhe në një  nga drejtoritë kryesore në vend i kërkova një ndihmë  dhe më tha e kam të pamundur sepse nuk kemi asnjë material në kompjutera dhe i kemi shkëputur nga sistemi e po punojmë manualisht. Sot policia e shtetit punon manualisht.

Burimet më thonë që jo vetëm Memex por edhe sisteme të tjera janë hackeruar. Të nesërmen kur të dalin sistemet e Mmemexit çdo të ndodh? Në dijeninë time në rastin e Peleshit nuk me rezulton asnjë herë i skeduar. Listë kontigjentësh, më duket se është një miksim të dhënash. Kanë identitetin dhe asnjë të dhënë tjetër. Në mënyrë të qëllimshme mund të jetë bërë për të destabilizuar vendin.

Sulmet kibernetike bëhen ose për para ose destabilizim. ne nuk kemi asnjë të dhënë që të jenë kërkuar para, pra mbetet destabilizimi dhe tensioni social. Provova të blej një nga të dhënat që u nxorën dhe nuk e blejë dot. Deri tani qeveria shqiptare nuk pranon se janë kërkuar para në këmbim të të dhënave”, tha Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.