E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta del nga presidenca dhe tregon se çfarë diskutoi me Berishën në selinë blu: Folëm për rikthimin e demokracisë!
Lajme

Meta del nga presidenca dhe tregon se çfarë diskutoi me Berishën në selinë blu: Folëm për rikthimin e demokracisë!

Pas takimit me Bajram Begajn, Meta u shpreh se është  çmallur pas rikthimit në presidencë me portretin e Isa Boletinit. Ndalur te data e zgjedhjeve Meta tha se çdo datë është e pranueshme për Partinë e Lirisë.

“Të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë si kandidatë duhet të dinë datën e kësaj feste të demokracisë. Për mua çdo datë është e pranueshme. E papranueshme është se prej 4 vitesh kemi një pushtet vendor të paligjshëm.

Mjafton të shikoni aferën e Inceneratorëve në Sharrë dhe shumë dëme të mëdha që i janë bërë Tiranës dhe jo vetëm asaj. Por në çdo rast një parti do të marrë pjesë sikur të gjitha të  bojkotojnë. Ajo është PL.

Me Zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat. Për rikthimin e demokracisë. U çmalla me Isa Boletinin që ia kam marrë zotit Ruçi. U gëzova që është në presidencë Akoma. Më dha kujtime shumë të bukura”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.