E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët në Durrës protestë para bashkisë, kundërshtojnë zhvendosjen në periferi:  Tokat tona po përdoren…
Publik News

Banorët në Durrës protestë para bashkisë, kundërshtojnë zhvendosjen në periferi: Tokat tona po përdoren…

Banorët e pesë pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës janë ngritur në protestë, pasi nuk pranojnë të transferohen në banesat që janë caktuar në periferi.

Banorët e lagjes nr.5 kundërshtojnë zhvendosjen në periferi pasi theksojnë se duan të jenë aty edhe ku kanë pasur banesat.

Të paktën pesë përfaqësues pallateve janë bërë bashkë para bashkisë dhe kundërshtojnë këtë vendim.

“Ne duam të prishen, po të rindërtohen po aty ku i kemi. Do të ngremë çadrat këtu ku jemi, s’kemi zgjidhje tjetër. U bëjmë thirrje të marrin vendimet e duhura për lagjen numër 5 dhe sa më shpejt sepse nuk po përballojmë dot qiratë”, ka thënë një tjetër banore që i është bashkuar protestës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.