E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset Denis Kuka
Publik News

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset Denis Kuka

Policia ka arrestuar Robert Doka 42 vjeç pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Denis Kuka

Ngjarja ka ndodhur në Tufinë, teksa pas plagosjes autori ka tentuar të largohet, por pa sukses.

I plagosuri ndodhet në spital ku po mjekim të specializuar nga bluzat e bardha.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes, teksa i arrestuari pritet të dëshmojë për ngjarjen bashkë me të plagosurin.

Policia Tiranë

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi R. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin R. D.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.

Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.