Mjeku Alimehmeti më i mirë se Veliaj por a mjafton?!
Sot ka qarkulluar nëpër mediat e majta, bile lajmi i shkruar nga e njëjta dorë është shpërndarë nga ato, se mjeku Ilir Alimehmeti mund të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Tani, nëse i bihet gjykimit shkurt, Alimehmeti është më i mirë se Veliaj. Këtë s’besoj se ka njeri që e ve në diskutim.
Alimehmetin, unë nuk e njoh fare, por shoh që ka një konsensus të gjerë për të që është një njeri dhe mjek shumë i mirë.
Mirë po, për të fituar Bashkinë e Tiranës nuk mjafton vetëm kaq. Bashkia e Tiranës është gjysma e shqipërisë, si nga të ardhurat që administron si nga të mirat që shpërndan. Ilir Alimehmeti mund të jetë një kandidat i shkëlqyer i opozitës për deputet, ministër shëndetësie.
Për Tiranën, ku e shohim të gjithë që këta kanë projektuar miliona euro kulla nuk do jetë një gjë e lehtë për t’u fituar. Kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë mund të jetë një mjek, ekonomist, jurist a çfarëdo profesioni, por është detyrim që të jetë një figurëpolitike shumë e fortë. Së pari Erion Veliaj duhet sfiduar politikisht, duhet çmontuar politikisht pasi të gjithë e dinë tashmë që jo vetëm brenda së majtës, po edhe shumë ambasadorë të huaj në Tiranë “lagen” kur takojnë atë, sepse ai është investim konglomerati, i brendshëm dhe jashtëm.
Këtij modeli të politikanit në Shqipëri i duhet dhënë fund, duhet zhbërë. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm opozita duke nxjerrë një figurë politike të fortë, të ndershme, këtu hyn në punë pastaj që të jetë edhe profesionist i mirë në një fushë të caktuar, që mos të jetë me diploma të gënjeshtërta si Veliaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



