E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Incineratorëve s’u ndahem! Si Skënderbeu turqve!
Publik News

Kryemadhi: Incineratorëve s’u ndahem! Si Skënderbeu turqve!

Nuk kanë ç’të më bëjnë më

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u zotua se nuk do t;i ndahet dosjes së incineratorëve. Edhe për 30 vite tha se do ta ndjekë vet dhe pastaj do t’ja pasojë si “amanet” të bijës.

Kryemadhi foli në emisionin “Ora e Betit” në Ora News. “Mua nuk ke çfarë më bën më. Më shumë se i kanë bërë Monika Krymadhit, fëmijëve të saj dhe familjes së saj nuk kanë çfarë t’i bëjnë më. Incineratorëve nuk u ndahem. Aty më kanë me bukë me vete, si Skëndërbeu me turqit jam unë. Nga pas te incineratorët, do ta pres 700 ditë, 1700 ditë, është 30 vjet koncesion. Nuk u ndahem se kam akoma prova të tjera për të publikuar. Unë pres SPAK.

SPAK është në atë moment që ata dy prokurorë që ka në incineratorin e Tiranës të pakën  të kenë mundësi që në 700 ditë kanë verifikuar një letër. Nuk po flas për evazionin fiskal që është me 6231 fletë që nuk i fshehin dhe fshijnë dot. Nuk kanë ku t’i fshehin. Nuk po flas për incineratorin  e Elbasanit dhe Fierit që i mbyllën dhe i rihapën. Donin t’i linin vetëm me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. Por Alqi Bllako ka bërë më pak faj se Armando Subashi i Fierit. Janë shumë gjëra që ne po i shikojmë. 30 vjet këtu jam unë, edhe po e lashë unë ka për ta vazhduar vajza e vogël, ajo më ngjan mua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.