E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Killeri me pagesë  Beqiraj: Nuk vras të martën, e kam ters
Publik News

Killeri me pagesë Beqiraj: Nuk vras të martën, e kam ters

100 mijë € për eliminimin e Hasanbelliut

Pak ditë më parë Indrit Beqiraj dhe vëllai i tij Gentiani u arrestuan pasi Indriti u mor peng nga disa persona për shkak të aktivitetit të tyre kriminal. Arrestimi i tyre solli zbardhjen e disa prej ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur por edhe që ishin porositur e nuk ndodhën.

Së fundmi në media, është zbardhur dëshmia e Indritit në lidhje me porosinë e Kasandër Nogës për të vrarë Geron Hasanbelliun. Indriti në dëshminë e tij ka treguar se për vrasjen e Hasanbelliut i ishin premtuar 100 mijë euro ndërsa porositësi i kishte paguar 2 mijë euro shtëpinë me qira në “Don Bosko”.

Më tej ai thotë se pasi ka ndjekur për 10 ditë Geronin, iu ka bërë të qartë porositësve se vrasjen nuk do e kryente të martën pasi e kishte ditë tersi. Ai ka dyshime se Ilirjan Feçi dhe miku i tij Kevin Zeneli e kanë tradhtuar pasi planet për vrasjen e Geronit nuk po shkonin ashtu siç i kishte menduar.

Ilirjan Feçi na premtoi 100 mijë euro për të ekzekutuar Geron Hasanbelliut. Ilirjani dhe Kevin Zeneli e kishin ndjekur 2-3 herë por nuk kishin mundur ta ekzekutonin. Më dhanë 2 mijë euro për një banesë me qira afër zonës ‘Don Bosko’ te lokali Fokus. Për 10 ditë, që prej orës 07:30 kemi ndjekur në distancë lëvizjet e tij. Ilirjani kërkonte me instistim që të kryenim vrasjen. Mësuam se Geroni vinte në lokal rreth orës 17:30.

I thashë të martën e kam ters, nuk e vras, do gjuaj të mërkurën. Geroni erdhi mëngjesin e të hënës, piu kafe dhe pasdite nuk erdhi më. Pasi diskutova me vëllain dhe me Kevin, dyshuam se na kishte tradhtuar Ilirjan Feçi. Pasi larguam Fecin se dyshonim se na shiti, Kevin Zeneli foli në aplikacionin Signal me ‘fratelon’ (nofkë që i kishin vënë Kasandër Nogës). Ai urdhëroi të vrisnim nipat e Geronit pasi ky i fundit s’vinte më në atë lokal. Për nipat do merrnim 50 mijë euro.

I lokalizuam në një dyqan Tabachino pranë zonës së Astirit, por kishte shumë njerëz dhe nuk qëllova. Kevin Zeneli na gënjente për vëzhgimin e 2 nipave të Geronit në kioskën e tyre ‘Astir’. Zeneli na thoshte s’ka policë pranë kioskës së nipave të Geronit, por ishte e kundërta. Kevin Zeneli na thoshte se nipat e Geronit ishin vetëm, por ata ishin me 4-5 shokë. Hoqa dorë nga vrasja pasi Kevin Zeneli më gënjente, kisha frikë se më shiste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.