E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Alqi Bllako të rikthehet në qeli’, SPAK ankimon vendimin e lirimit ‘Alqi Bllako të rikthehet në qeli’, SPAK ankimon vendimin e lirimit
Publik News

‘Alqi Bllako të rikthehet në qeli’, SPAK ankimon vendimin e lirimit ‘Alqi Bllako të rikthehet në qeli’, SPAK ankimon vendimin e lirimit

Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin e GJKKO, e cila ka liruar nga qelia të enjten e kaluar ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

SPAK ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm, ndërsa ish-deputeti Bllako nga enjtja po qëndron në ‘arrest shtëpie’, teksa ndodhej në qeli pas akuzave për korrupsion me inceneratorin e Fierit. Sipas organit të akuzës, nuk ekzistojnë kushtet për lirimin e ish-deputetit, por ky qëndrim nuk u mor parasysh nga GJKKO..

Gjykata e Posaçme vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ndaj ish-deputetit Bllako më 6 tetor 2022, vetëm 6 muaj pas arrestimit për skandalin e incineratorëve.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila kishte dhënë më parë edhe vendimin e arrestit për ish-funksionarin socialist.

Avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës arrest me burg në “arrest shtëpie” me argumentin se i pandehuri ka fëmijë të mitur dhe gjykata e pranoi.

Ndërkohë Gjykata e Lartë vendosi që ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka të mbahet në burg deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit ndaj tij për çështjen e incineratorëve.

Opozita thotë se lirimi i Alqi Bllakos është bërë pasi shantazhoi Ramën e Erion Velinë se do të fliste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.