E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ali-Bash-Bej-Bardhi…
Publik News

Ali-Bash-Bej-Bardhi…

Ylli Manjani

Ali-Bash-Bej-Bardhi, që të ndalen së paraqituri si Gaz i botës, sugjerohet që:

1. Të paraqiten të gjithë, si grup deputetësh tek selia e partisë nga ku kanë buruar mandatet që mbajnë.

2. T’u paraqiten zgjedhësve të tyre në qark me një ndjesë të thellë për kursin antipërfaqësim që ndoqën.

3. Të tërheqin atë palo-ankim idiot që shërben si shkak formal për të ndaluar demokratët të votojnë në mënyrë sovrane.

4. Të mos bien dakord me Berishën, por të krijojnë fraksion politik brenda PD. Të paraqiten si fraksion dhe jo si përçarës.

5. Të mbështesin pa asnjë kusht ose parakusht vendimet e anëtarësisë në partisë së tyre.

Ai grusht deputetësh që udhëhiqen ende nga i paudhi, duhet të kuptojnë se kanë ende një çerek shansi të jenë në politike duke respektuar ata votues që u kanë dhënë aq mandat sa mbajnë.

Në të kundërt do jenë alibi që justifikojnë mbretninë e Ramës dhe përjetësinë e Berishës në PD… Sjellja e tyre pa ide e pa koncept politik vetëm u zgjat jetën politike këtyre që janë.

Ata nuk kanë ç’të negociojnë asgjë tjetër përveç karrierës së tyre personale. Dhe këtë negociatë nuk e bëjn dot askund përveç se me partinë e tyre.

Kali që smban tagjinë e vet nuk i duhet askujt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.